Nevil Dede, trajner futbolli, në emisionin “Skaner” në MCN TV, bëri një analizë për Partizanin.Referuar deklaratës së Xhovani Kolelës, pas humbjes me Vllaznisë, ku u shpreh se të kuqtë nuk janë skuadër që vrasin kampionatin, Dede tha se kjo i jep moral rivalëve.

Sipas Dedes, Kolela nuk merr përgjegjësi të mëdha dhe nuk dihet kush është lideri i skuadrës. “Kolela pas çdo ndeshje, ka dhënë një imazh, mundohet të jetë i sinqertë, brenda deklaratës ka shumë pikëpyetje.

Në deklaratën e tij, më shumë shikoj konstatim, sesa analizë. Ai nuk e vë skuadrën në presion. Nëse i mban Partizanit profilin e ulët, i jep moral Tiranës dhe kundërshtarëve, që nuk beson për kampion.

Trajneri nuk merr përsipër përgjegjësi të mëdha. Në këtë Partizan, unë nuk e di kush është lideri i skuadrës. Lideri nuk po krijohet. Trajneri nuk bën rolin e liderit, por mban profilin e ulët. Partizani ka shpërdoruar shumë. Logjika e ndeshjes, u prish pas zëvendësimeve.