Trajneri Dede i Bylisit ka folur pas barazimit të skuadrës në Durrës ndaj Teutës. Për Nevilin, disa lojtarë kishin frikë dhe ndikoi shumë kjo në mungesën e aq shumë rasteve. Ai me të qeshur shpalos të ardhmen, si dhe shpjegon se Bylisi e njeh tashmë dhe po rritet. Për Deden, gabimet kanë qenë fatale ndryshe ballshiotët tani do kishin më shumë pikë
t
“Është e vërtetë. Erdhëm për të bërë ndeshjen tonë në Durrës. Teuta vinte nga fitorja me kampionët në fuqi, ishin me moralin e lartë. Qendërmbrojtësit e Teutës ishin shumë të fortë. Vuajtëm në pjesën e parë prej presionit. Kundërshtari shtynte përpara me entuziazëm dhe na vinte në vështirësi. Shpërdoruam shumë, mbi 10 pasime vertikale. Ndreca i vitit 2006 luan për herë të parë, mos të harrojmë. Marku duket si legjionar tani edhe pse është vetëm i datëlindjes 2005. Gjithsesi komplimente.
Ishim ne në hall më shumë. Mendoj se e meritonim fitoren. Mirëpo stresi nuk i la lojtarët, ndikoi. Gjithsesi vazhdojmë të bëjmë mirë.
Ardi, një konstatim i saktë. S’doja të ju digja një pyetje. Shumë nisje, vertikalizime u shpërdoruan. E kapëm të papërgatitur. Ruçi, Sulovari, Gjata, Berko nuk ishin 100 përqind që unë mund t’ia dal, unë mund t’a bëj. Frika për pikë, neglizhenca nuk na la të shënonim.
E vërtëtë për fleksibilitetin. Në disa momente doja të hidhja një sulmues më shumë. Ruçi u fut me vonesë në lojë. Prisja më shumë prej tij dhe Malomos. Nuk futa Igorin, më ngeli pishman.
Futbollistët nuk stonuan. Po rritet ekipi, ata më njohin tashmë. Në sulm bëmë mirë. Boçi godet me kokë dhe aty u rrezikuam. Berkon e kemi jo në kapacitet të mirë fizik, pot ë paktën na ndihmojë sot. Ai vuan nga dëmtimi në gju ende. Teuta dihet që armën më të fortë e ka goditjen standarde.
Janë shumë të vegjël, ka aventurë aty brenda. Djemtë në fund fare më dhanë të drejtë me konfigurimin. Bylisi po bën mirë. Duhet të kishim më shumë pikë, gabimet na kanë penalizuar. Duhet t’i pranojmë. Po rritet performanca. Teuta është skuadër agresive mos t’a harrojmë. Pak ndeshje kemi bërë kaq mirë sa sot në aspektin difensiv”, u shpreh Dede.