Shqiperia do te luaje javen e ardhshme nje ndeshje miqesore ndaj Arabise Saudite dhe shume prej specialisteve te futbollit mendojne se ky eshte nje shans shume i mire per disa prej lojtareve te kampionatit shqiptare qe do te jene pjese e kombetares tone.

Trajneri Nevil Dede, u shpreh se miqësorja e Shqipërisë me Arabinë Saudite është zgjedhur nga FSHF dhe jo nga trajneri Edy Reja.Duke folur për këtë në emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede u shpreh se kjo është një reklamë shumë e mirë për lojtarët e kampionatit shqiptar.

Kjo është një zgjedhje FSHF. Nuk mendoj se e ka Reja tagrin për të bërë këtë listë dhe për këtë ndeshje. Nëse nuk është datë zyrtare e UEFA-s dhe FIFA-s, atëherë do të thotë se i ka marrë institucioni.

Është një motiv i mirë për këta lojtarë. E para futen në fokusin e trajnerëve të ekipeve kombëtare. Janë të evidentuar të gjithë këta lojtarë që flitet. Është një gjë pozitive. Sesa përfitojnë klubet unë nuk e di, por është një reklamë e mirë për lojtarët. Në Arabinë Saudite, atje do të ketë disa sy që do i ndjekin.