Nevil Dede, në emisionin “Skaner” MCN TV, deklaroi se pozicioni më i brishtë në Shqipëri është ai i trajnerit. Për situatën me trajnerët, Dede tha se këta të fundit duhet të shikojnë gjithmonë kontratat para se të marrin drejtimin e një skuadre. Më tej ai tha se investimet në klubet shqiptare janë 1-vjeçare dhe duan rezultate menjëherë.
“Para se të shkohet në një klub, duket parë si është ndërtuar, nga ana drejtuese. Pozicioni më i brishtë në Shqipëri është ai i trajnerit. Të paktë janë ata që shkojnë në një skuadër bashkë me skuadrat. Shkarkimi lë shije të këqija dhe trajnerët duhet ta dinë se mund t’i ndodhë si paraardhësit.
Çdo presidenti kur firmoset kontrata, i lind e drejta që ta shkarkojë dhe të marrë një tjetër sepse paguan. Të gjitha i përfshin kontrata. Çdo trajner kur firmos kontratën, i shikon të gjitha, kush e bën merkaton apo edhe të tjerat.
Unë nuk e di çfarë kërkon klubi i Egnatias. Nuk kemi transparencë. Për rastin e Maganit më vjen keq, sepse nuk kanë pasur durim. Duhet të dimë se çfarë kërkojmë dhe sa kohë na duhet për këtë.
Çdo investim te klubet shqiptare është 1-vjeçar dhe duan rezultat që një sezon. Vjet që doli kampion, e mbajtën, ndërsa këtë sezon e hoqën. Mua më lind e drejta që të them se çfarë kërkojnë te ky klub?!”, u shpreh Dede.