Trajneri i Bylisit, Nevil Dede ka folur për mikrofonin e RTSH pas humbjes 2-1 në Rrogozhinë. Tekniku i ballshiotëve u pa i acaruar dhe gati duke shpërthyer në fund të takimit për arsye se ekipi u ngjall, por nukmundi të barazonte. Trajneri i të kuqve aktivizoi sot blerjen më të re mesfushorin Kane nga Senegali, teksa në stol kishte afruar dhe sulmuesin Alexandros Baçi, i ardhur nga Greqia ditët e fundit.

“Përshëndetje! Ajo që nuk arritëm dot të bënim ishte besimi në vetvete. Prandaj skuadra u ndez sa shënoi. Kishim mungesa në pjesën e parë u pa qartë. Gabonim shumë ndaj një kundërshtari kaq të fortë. U çamë nga e majta, morëm golin e parë pikërisht atëherë kur mendonim se ishim më të fortë. Na pengoi qarkullimi i Egnatias në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë luajtëm shumë më keq.

Çdo trajner ka një ide në kokë se si do të shkojnë gjërat. Në pjesën e dytë ndërruam vendosje dhe e kishim menduar këtë. Ndoshta duhej bërë më shpesh. Mund ta kisha filluar që në pjesën e parë me dy sulmues, por gjendja gripale nuk na jepte të drejhtë. Gjata ka vuajtur gjatë javës. Ruçi dhe kapiteni Abazaj po vuajnë nga virozat dhe janë me të vjellura.

Kemi përballë Egnatia, t’u japim meritën për punë që bëjnë. Në pjesën e dytë doja të luanim kokë më kokë. Edhje te audet po vuanim në pjesën e dytë. Unë e di se ku do të përfundojmë me këtë skaudër. Kanë perspektivë përpara. Nuk besoj ndikon negativisht humbja. Sot patë Ousmane. Presidenti po e përforcon skuadrën. Të gjithë mendojnë se po dorëzohemi. Po kalojmë nëj moment shumë të mirë. Nuk jemi me kokën ulur”, u shpreh Dede.