Trajneri i Bylisit, Nevil Dede, ka theksuar se suksesi 3-0 ndaj Laçit, ishte i merituar sepse ekipi kishte interpretuar në mënyrë perfekte lojën sot.

“Perfeksion nuk ka kurrë, se për mua si trajner ,lojtari i ndeshjes ishte portieri përsëri se mund të merrte rrjedhë tjetër loja, u gjend sulmuesi i vetëm brenda zonës. U përballëm kokë më kokë me këtë kundërshtar që meriton komplimente se u munduan të luanin deri në fund pavarësisht rezultatit. Na e bëri të thjeshtë në pjesën e parë, por na vuri në vështirësi me diagonalet e gjata. Mos harrojmë që luajtëm 120 minuta në Kupë. Në shumë situata mund të bëjmë më mirë, të mbyllim ndeshjen shumë më shpejt në të dy pjesët e lojës.

E kam bërë një herë zëvendësimin me Markun ndaj Tiranës dhe nuk është se zgjidha ndonjë gjë. Mendoj se po rritet nga ndeshja në ndeshje, kam një justifikim në mendje se ky djali ka luajtur gati 90 minuta. Është moshë e re, i pa mësuar me këto intensitete. Ai po vuante realisht, ishte me një kohë vonesë dhe forca e Traore e zhvendoste, por e justifikoi.

Ne kishim marrë masat ndaj sulmit, me Malomon mund të bënim më mirë në fundin e pjesës së parë, ku mund të mbyllnim ndeshjen që aty. Interpretimi ishte shumë i mirë, mos harrojmë që ishte vetëm një ndeshje, ka shumë më shumë për t’u luajtur.

Kupa dhe kampionati? Të jem i sinqertë, para Kupës doja të bëja rotacion me Kamara e Peralta, por duke pasur besim te cilësitë fizike të tyre, besuam edhe me drejtuesit e t’i hidhnim, ndërsa Berko e Gjatën i ruajtëm. Duhet të respektojmë veten e futbollin, nuk ka gjë nëse luan çdo tre ditë, unë kam qenë më shumë i shqetësuar për gjendjen gripale që kaloi ekipi.

Nuk është i vërtetë rezultati 3-0, pavarësisht interpretimit të mirë tonin. E kam thënë që kisha besim, njoh shumicën e lojtarëve dhe gërshetimin me të huaj po bëhet lojë e mirë. Nuk ka mbaruar gjë akoma, një goditje të marrësh fillon të tronditesh përsëri. Unë dua të mbaroj punë me ndeshjen e radhës në kampiont. Primar është kampionati, pastaj të shohim. KÇK? Kur e ka thënë i pari i vendit, pse të mos e themi ne”, tha Dede për RTSH pas ndeshjes.