Trajneri i Kombëtares U-19, Nevil Dede, ka bërë publike listën për 2 ndeshjet miqësore që kuqezinjtë do të luajnë në datat 7 dhe 9 shtator ndaj Bosnjës në Zenicë.

Grumbullimi ka nisur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ku edhe do të kryhen seancat stërvitore përpara zhvendosjes në Bosnjë.
Lexo edhe:
Icardi mund të firmosë sot me klubin e ri, e zbulon Wanda me gjestin e saj

Në urdhrat e trajnerit Dede janë plot 23 lojtarë, një pjesë e rëndësishme e të cilëve kanë qenë edhe në grumbullimet e mëparshme gjatë këtij viti, dhe do të vëzhgohen në detaje nga stafi teknik.

Ndërkohë që bie në sy edhe grumbullimi i futbollistit që aktivizohet me moshat e Bayern Munchen, Marvin Çuni, si dhe shumë talente që janë pjesë e skuadrave të rëndësishme në Itali.