Vllaznia u mposht këtë javë 1-2 ndaj Tiranës në “Loro Boriçi” me nje loje jo shume bindese. I ftuar në emisionin, “Skaner”, ish-trajneri i bardhebluve, Nevil Dede ka analizuar gjendjen e Vllaznisë.
Sipas tij te shkodranët ka rënë entuziazmi dhe këtë gjë e tregon edhe fytyra e trajnerit Brdariç. “Vllaznisë duket qartë se i ka rënë entuziazmi. Ka disa probleme.
Sulmuesi kryesor këtë javë u ul në stol, gjendje jo e mirë në skuadër. Blerjet dhe rinovimet kanë sjellë një situatë jo të mirë gjithashtu.
Nuk është ajo Vllazni e dy fazave të para. Më qartësisht atë se çfarë po ndodh e tregon nervozimi i trajnerit Brdaric.”- ka thene Dede. Kuptohet qe secili specialist jep opinionin e tij dhe ne fakt kritikat ndaj skuadres shkodrane nuk kane munguar ne javet e fundit.