Vllaznia-Laçi ishte një nga sfidat gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja e luajtur në “Loro Boriçi” u mbyll më rezultatin minimal 1-0 në favor të Vllaznisë që arrin në finale pas 11 vitesh.
I ftuar në emisionin “Skaner”, trajneri Nevil Dede analizoi këtë ndeshje dhe u shpreh se Vllaznia ishte superior ndaj Laçit në çdo repart.
Vllaznia-Laçi? “Të dyja ekipet kishin shanse për gol. Te momenti I golit gaboi mbrojtja dhe portieri i Laçit që për mendimin tim ka të ardhme.
Laçi duhet të bënte diçka më shumë. Më bën përshtpyje që Laçi ka disa javë që nuk po u imponohet kundërshtarëve. Ndeshja e kampionatit ndryshon nga kjo e Kupës.
Në kampionat ekipet nuk donin të humbisnin, ndërsa në Kupë duhet diçka më shumë. Duros nuk I doli skema e tij dhe Laçi nuk qarkulloi mirë topin.
Duro e ka menduar se në pjesën e parë nuk do të pësonte dhe në pjesën e dytë do të goditse me Mazrekaj dhe Harmon. Vllaznia ishte më superior në çdo repart se Laçi”./newsport/