Trajneri Nevil Dede, në emisionin “Skaner” në MCN TV, analizoi ndeshjen mes Vllaznisë dhe Partizanit në çerekfinalen e Kupës, e cila u fitua 3-1 nga shkodranët.

Dede u shpreh se golat e pësuar nga të kuqtë erdhën për shkak të gabimeve individuale. Sipas tij, fokusi i lojtarëve të Partizanit ka qenë te derbi nga Tiranës.

Rezultati është i tillë për shkak të gabimeve individuale të disa lojtarëve. Ishte një pjesë e barabartë nga të dyja ekipet. Kolela kishte menduar të bëjë pak rrotacion, sepse ka derbin përpara.

Vllaznia bëri një rrotacion, por me titullarët që po rikthehen, si Hakaj, Butalovic dhe Boshnjaku. Ishte një terren i vështirë. Partizani në pjesën e parë kishte probleme në shkallëzim. Golat e pësuar ishin mungesë orientimi apo përqendrimi te Partizani.

Partizani përsëri ka mundësinë për të rikuperuar. Goli i Matodnos mendova se do rihapte në pjesën e dytë. Vllaznia u përshtat më mirë. Humbja e Partizanit ishte më shumë gabime individuale. Ishin gola të evitueshëm. Mendoj se fokusi i lojtarëve të Partizanit më shumë mund të ketë qenë te derbi.