Mehdi Çoba eshte ndjere i lumtur me shume se kurre ne jeten e tij. Ka shenuar ne minuten e 90-te golin qe i dha fitoren 2-1 Vllaznise se tij ndaj Partizanit kryesues dhe padyshim qe kjo e ka entuziasmuar dhe duke dashur ta ndaje ate bashke me tifozet, ka vrapuar rreth 100 metra per te shkuar tek tribuna ku kane qene te vendosur ata.
Po aktivizohet si rezerve, megjithate 22 vjeçari vazhdon te punoje kokeulur dhe te prese momentin e tij. Nuk ka deshire te hape asnjehere polemika dhe aq te kerkoje me teper sesa duhet. Mjaftohet duke thene se “e di trajneri se kur do te luaje”.
Ne fakt kjo eshte sjellja e duhur e nje futbollisti profesionist. Ne fakt, Mehdia ka se kujt t’i ngjase. Gjyshi i tij ka qene futbollist, i ndjeri Ruzhdi Çoba. Ai qe ndihmonte Vllaznine te shpallej kampion ne vitin e larget 1946.
Dhe Mehdia edhe golin e sotem ia ka kushtuar pikerisht gjyshit te ndjere teksa pas ndeshjes eshte shprehur: “Goli shkon per gjyshin tim te ndjere dhe shpresoj qe ai te ndihet krenar per mua”./SHKODRA-SPORT.COM/