Vllaznia ka një ndeshje shumë të rëndësishme në kampionat, pasi të dielën në “Loro Boriçi” do të presë skuadrën e Teutës. Kujtojmë që në mesjavë ishin durrsakët ata që eliminuan skuadrën e Hysen Dedjes nga Kupa e Shqipërisë.
Vllaznia ndodhet në një situatë vërtetë kritike dhe në Shkodër duan që të rikthehen te fitorja. Por, në sfidën me Tuetën, skuadra e Dedjes do të ketë një mungesë të rëndësishme në mbrojtje dhe bëhet fjalë për një nga titullarët, Mevlan Adili.
Ky i fundit ka plotësuar numrin e kartonëve në fundjavën e shkuar në kampionat ndaj Tiranës e si rrjedhojë do të mungojë në këtë sfidë delikate edhe për mbijetesën e kuqbeluve që duan të shmangin ndeshjen shtesë me një nga ekipet e së Parës…
Kujtojmë që në katër sfida zyrtare në krye të Vllaznisë, kampionat dhe Kupa e Shqipërisë, trajneri Hysen Dedja ende nuk ka marrë një fitore…/vipsport/