Mjaft i trishtuar është parë pas ndeshjes trajneri Hysen Dedja, i cili po vuan mungesat, por edhe faktin që Lushnja është një ekip me ndroje, që jashtë fushe nuk arrin të tregojë vlerat e saj reale. Pas ndeshjes ai theksoi:
“Nuk e di ku ta gjej atë “lepurin në bark” që kanë lojtarët dhe t’ua mbys. Kanë një mentalitet që na prish punë, kanë ndroje. Dola me sy sulmues në pjesën e dytë dhe më pas edhe me tre sulmues. Gabimet e mbrojtjes ishin diletante në këtë ndeshje. Nëse barazonim me Sefën në pjesën e parë, mund ta ndryshim lojën. Ai goditi bukur me kokë, është lojtar i domosodshëm për skuadrën tonë. Shansi nuk i deshi edhe sot, ashtu si me Flamurtarin.
Me elmentët që kemi në skuadër, ku kemi disa dëmtime, do tw ecim pwrpara. Duhet shpërndarë energjia nga ndeshaj nw ndeshje. Vetëm Mone kthehet dhe duhet të përpiqemi më këta lojtarë ta përballojmë ndeshjen e radhës me Kamzën.
FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Dedja: Ekipin e pengon mentaliteti, duhet t’ua mbys “lepurin në bark”