Vllaznia mundi të marë një barazim të vuajtur ndaj Bylisit në shtëpi ditën e sotme. Pas ndeshjes trajneri i shkodranëve, Hysen Dedja u shfaq shumë kritik me mbrojtjen dhe fajin ia la mungesës së formës fizike për shkak të ndalesës.

“Kemi mungesë të theksuar të përgatitjes fizike. Për pak edhe do humbnim. Pretendime kam për rastet. Fola gjatë me Zogajn dhe ai thotë që nuk e kam prek me dorë topin, por i ka rënë në kokë.

Kemi probleme të theksuara dhe në skuadër, sepse tre muaj të shkëputesh, është vështirë. Sot, disa lojtarë, ishin të kundërtën e formës që kishin me Teutën në Kupën e Shqipërisë. Kemi shumë probleme në mbrojtje, e kam vënë re që në ditën e parë të stërvitjes.

Jemi shumë kavalierë kur kundërshtari na sulmon. Prapë e justifikoj me faktin që skuadra ka pushuar për shkak të ndërprerjes dhe nuk është në ritmin e duhur. Ashtu si erdhi ndeshja, u kënaqa dhe me barazimin”, u shpreh tekinku shkodran. /vipsport/