Sfida e ores 19.00 eshte vleresuar maksimalisht ne kampin shkodran nderkohe qe trajneri Dedja edhe dje eshte shprehur shume i bindur per nje fitore te ketij takimi.

Nderkohe ai ka bere dy ndryshime ne formacionin qe do te zbrese ne fushen e lojes pas 50 minutash, ne krahasim me sfiden e javes se kaluar ndaj Flamurtarit.

Keshtu, ne porte do te jete serish maqedonasi Efremov. Mbrojtes i djathte do te jete Gurishta, ne qender Adili dhe Malota qe rikthehet pas 4 javesh skualifikim. Nderkohe mbrojtes i majte nuk do te jete Kruja kete here por Shtubina.

Kruja eshte spostuar ne mesfushe aty ku do te formoje treshen bashke me Krymin dhe Markun. Nderkohe treshja e vijes se pare do te jete e perbere nga Lika, Sidorenco dhe Junior.

Siç shikohet, Dedja i ka besuar pervojes se madhe te disa lojtareve duke kerkuar qe ta arrije fitoren fale edhe saj, megjithate kete do ta tregoje fusha e lojes.
www.shkodrasport.com