Ish-trajneri i disa skuadrave në futbollin shqipta Hysen Dedja foli për humbjen e Partizanit në ndeshjen e sotme ndaj Laçit. Dedja u shpreh se gjëja më e mirë në këtë takim ishte numri më i lart i tifozëve që ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit. Më tej ai u shpreh se Partizani është një skuadër që ka histori, por nuk ka eksperiencë për të dal kampion
“Në radhë të parë më bëhet qejfi që janë ofruar spektator në stadium. Pavarësisht se Laçi nuk ka një histori të madhe tifozët e saj janë shtuar. Duke shikuar edhe dhënien e penalltisë ka luajtuar arbitri.
Me të vërtetë Partizani ka histori, por lojtarët nuk kanë eksperiencën për të fituar titullin. Për më tepër duhet të kishin vlerësuar kundërshtarin, sidomos Lacin, pasi e dinin se Kukësi kishte humbur.
Ka një ndikim emocional. Partizani është shumë interesant. I lejohet që në një fushë si Laci të gaboj. Gjithsesi mendoj se ai rast nuk ishte penallti. “-përfundoi Dedja./newsport/