U aktivizuan pak minuta, mbase edhe për shou, por duket se ae ardhjen e trajnerit Hysen Dedja po marin më shumë minuta. Alen Sherri është rikthyer në portë me besimin e plotë, dhe veç tij po gjejnë hapësira edhe Lekaj e Repaj, e madje në Korçë kishte edhe të rinj të tjerë shkodranë.

Hysen Dedeja i njeh më mirë se kushdo, e madje “Seri” është nga ata që në Shkodër ka guxuar dhe ka aktivizuar edhe vendas 18-vjeçarë duke i besuar formacionin në Vllazninë që luftonte më parë për trofe apo Europën

Ka edhe të tjerë, por ky është një moment delikat në Shkodër…, e sigurisht që “Seri” edhe ata i ka në “optikë”. Jo me kot i ka marre ne stervitje dhe beson tek to, por ndoshta nuk eshte momenti per t’i aktivizuar.

Vllaznia ka ndryshuar, luan me grintë, ka cilësi dhe kualitete, por duket se po rikthehen edhe talentet, atë që munguan apo u harruan, sidomos në dy sezonet e fundit./vipsport/