Trajneri i Lushnjës, Hysen Dedja, sheh ndeshjen e nesërme ndaj Vllaznisë si mundësinë më të mirë për të marrë pikët që i nevojiten kësaj skuadre për të mbajtur gjallë shpresën e mbijetesës.

“Ndeshja e nesërme është e rëndësishme, pasi Vllaznia është rival direkt për mbijetes.

Nesër duhet vetëm të fitojmë. Kemi lojtarë me probleme kartonash, por të gjithë duhet të jemi të gatshëm të përballojmë kundërshtarin”, tha ai për TVSH.

“Tashmë janë shumë ndeshje dhe ne jemi në luftë për të mbijetuar në Superiore duke parë formën e ekipit dhe rezultatet pozitive që na kanë ardhur në dy takimet e fundit.

Fitorja ndaj Vllaznisë është një detyrim”, deklaroi Dedja. /vipsport/