Tension në Asamblenë e Ligës në Itali, e mbledhur për të gjetur akordin për presidencën. Sërish pa rezultat dhe për më shumë me një përplasje të fortë mes Lotitos dhe Marotës, presidentit të Lacios dhe drejtorit sportiv të Juventusit. Lotito ka thënë në një moment: “Këtu janë të gjithë të punësuar”. Marota ka reaguar dhe është dashur ndërhyrja e pjesëmarrësve të tjerë për t’i ndarë, pasi janë kapur edhe fizikisht.
Për të disatën herë asamblea nuk arrin të zgjedhë pasuesin e Tavekios, pasi ende nuk ka një akord mes klubeve. /Visport/