Dejvi Bregu ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë tek Skënderbeu edhe pse këta të fundit nuk gjenden në momentin më të mirë të tyre. Golat dhe asist nga ana e vlonjatit gjatë këtij sezoni nuk kanë ndihmuar vetëm klubin e Skënderbeut por edhe vetë sulmuesin.

Gjatë merkatos së janarit në Korçë u shtuan zërat për një largim të Bregut jashtë Shqipërisë, por në fund asnjë gjë nuk u finalizua. Interesimi për Dejvi Bregun vazhdon dhe tashmë për një largim të tij kanë folur dhe drejtues të klubit të Skënderbeut, të cilët mesa duket presion ofertën më të mirë.

Së fundmi Dejvi Bregu në një intervistë për “Balkanweb” ka sqaruar situatën me transferimin e tij, ndërsa pret që këtë fundjavë të jetë nga minuta e parë ndaj Vllaznisë në Shkodër.

“Përderisa është momenti që të qëndroj në Korçë aq sa e thotë klubi unë do jap maksimumin për Skënderbeun. Pastaj më siç e kam thënë edhe më parë duhet të japë klubi një deklaratë dhe unë e kam lënë në dorë presidentit.

Në kontaktet që kam pasur me klubin dhe anëtarë e tij më kanë thënë që kanë ardhur oferta, po shqyrtohen dhe ata po i vlerësojnë këto gjëra. Përderisa klubi më ka thënë që të stërvitem unë do stërvitem dhe do jem nga minuta e parë në Shkodër”, ka thënë Dejvi Bregu./newsport/