Teuta ia doli të marrë një fitore të rëndësishme, teksa mposhti 1-0 Vllazninë. Autori i golit të vetëm në këtë ndeshje ishte Dejvi Bregu.
Bregu është i ftuar në Rubrika Sportive, teksa flet për këtë 90 minutësh tejet të luftuar. Këto 3 pikë janë të rëndësishme në rrugën drejt titullit.
“Ishte ndeshje e vështirë. Kam patur dhimbje të forta, e më e mira ishte të zëvëndësohesha. Ata kanë ekip cilësor. Janë me meritë në vend të parë, pasi pikët nuk t’i fal njeri.
Ishte fitore e rëndësishme për ne. Ndeshja në Shkodër ka qënë me dobëta e sezonit. 9 pikë nuk kanë qënë pak. Te ne nuk ekziston “e pamundura”.
Ne duhet të mos dalim në aventurë. Barazimet na janë bërë makth. Morëm Premio para vitit të ri, e gjithashtu morëm edhe sot. Ne e mbështesim Krasniqin” – tha ai.