Te Dinamo kanë marrë një lajm të keq. Dejvi Bregu ka një dëmtim serioz dhe në këto kushte do të mungojë disa javë.

Vlonjati u dëmtua në derbi ndaj Partizanit, ku gjatë një dueli me Prekën u shkel nga ky i fundit. Nga dëmtimi që mori ishte e pamundur të vazhdonte lojën dhe në këto kushte tashmë është zbuluar edhe gjendja e tij.

Bregu pas vizitave të detajuara mjekësorë duhet t’i nënshtrohet një operacioni, pasi 29-vjeçari ka thyer një gisht të këmbës. Kjo kërkon një ndërhyrje, e cila do të ndodhë në ditët e ardhshme.

Ky dëmtim kërkon kohë për t’u rikuperuar dhe në këëto kushte sulmuesi ka mbyllur para kohe vitin 2024 pasi i duhet minimalisht 4-6 javë kohë. Kjo është një mungesë e madhe për Ilir Dajën, i cili në ndeshje të rëndësishme nuk do të mund të mbështet te shërbimet e Bregut./newsport/