Gabimi i javes se kaluar nga Dejvi Bregu nuk eshte perseritur serish. Si rrjedhoje ai eshte treguar i sakte nga pika e bardhe e 11-metershit duke shenuar ne minuten e 89-te golin e fitores se Dinamos ndaj ekipit te Elbasanit.

Ndonese kane luajtur per me shume se 20 minuta me nje futbollist me pak, blute ia kane dale te fitojne 2-1 dhe ne kete menyre kane siguruar tre piket e para ne kete kampionat. Interesant eshte fakti se kjo fitore ka ardhur pa trajnerin Mehmeti ne pankine ngaqe ai eshte i pezulluar nga ana e klubit.

Ne ndeshjen e luajtur mbremjen e sotme ne “Elbasan Arena”, pjesa e pare eshte mbyllur ne barazim. Nderkohe ne minuten e 65-te Dinamo kalon në avantazh falë një goli të shënuar nga Itodo Mandela. Nderkohe gjashte minuta me vone ka nje ndërhyrje te gabuar te Gudiabit në mesfushë dhe gjyqtari e ndëshkon me të kuq lojtarin duke i lene blute me nje futbollist me pak.

Elbasani perfiton nga kjo dhe ne minuten e 77-te do te barazonte me ane te futbollistit Musta. Kur u duk se ndeshja po shkonte drejt nje barazimi perfundimtar, Rosha pengohet në zonë dhe gjyqtari akordon 11-metrësh. Nga pika e bardhë godet Bregu, që shënon golin e avantazhit për blutë.

DINAMO-ELBASANI 2-1

Mandela 64′, Bregu 90+1′ (p) / Musta 78′