Pasi festoi festat e funedvitit, Barcelona iu rikthye punës pasditen e 2 janarit, në “Sant Joan”. Ky ishte kontakti i parë me topin i Leo Messit, Luis Suarez dhe Javier Mascheranos, që nga fitorja (0-3) në “Bernabeu”, që përfundoi vitin 2017 për katalanasit. Ata kanë pasur lejet shtesë për shkak se kanë shpenzuar një pjesë të pushimeve të tyre të Krishtlindjeve në Amerikën e Jugut. Për dy sulmuesit më të mirë në ekip (25 gola mes tyre në La Liga) do të jetë jetike për të arritur qëllimet.

Që ta bëjnë këtë, duhet të vazhdojnë të shënojnë si deri më tani, deri në qershor. Në kampionatin vendas, situata e Barcelonës është shumë e kënaqshme: tani ka nëntë pikë përpara vendit të dytë, Atletico Madrid, dhe 14 pikë distancë me Real Madridin. “Los Blancos” kanë një lojë në dorë, me Leganés. Në Ligën e Kampionëve ekziston një detyrim për të përmirësuar performancat e sezoneve të kaluara, të cilat nuk kanë shkuar përtej çerekfinaleve. Dhe në Kupë, ky janar do të tregojë nëse katalanasit do të jenë në gjendje të rivendosin titullin për të katërtin vit radhazi.

Dekalogu i Barçës
1. Transferimet e dimrit: kjo është gjëja e parë që Barcelona duhet ta zgjidhë.
2. Mbyllja e operacionit “Mascherano”, me argjentinasin që dëshiron të shkojë në Kinë. Arda Turan nuk llogaritet.
3. Liga e Kampionëve: Barça nuk i kalon çerekfinalet që nga sezoni 2014-2015.
4. Rinovimet: Sergi Roberto dhe Gerard Piqué kërkojnë një kthesë në këtë drejtim.
5. Armor për Umtiti: klauzola e tij e përfundimit të kontratës aktuale është 60 milionë euro.
6. Përfitimi nga avantazh në La Liga: nëntë pikë avancë nga vendi i dytë i renditjes.
7. Për të kompletuar Bordin e Drejtorëve: Bartomeu ka vende të lira për të mbuluar.
8. Robert Fernández: e përfundon kontratën më 30 qershor.
9. Të jetosh në “Procés”: Barça duhet të merret me të gjitha temat.
10. “Camp Nou”: pjesëmarrja më e ulët e dekadës.

Nëse Messi dhe Suarez premtojnë të jenë vendimtar në pjesën e dytë të sezonit, Mascherano shëtit me lamtumirën dhe feston suksesin e Barçës, nëse ka, që nga Kina. Ai ka një marrëveshje me Hebei Fortunes dhe do të detyrojë drejtuesit katalanas të nënshkruajnë me një qendërmbrojtës, që mbulon vendin e lirë të tij.

Në klub, debati mes përparimit të ardhjes së Yerry Mina, i parashikuar në parim për verë, ose bastit për një lojtar veteran, është ende i hapur. Mjafton që largimi i argjentinasit të jetë i vetmi në këtë dimër. Arda Turan, gjithashtu, i ka të numëruara orët.

Të gjitha këto variabla shkojnë paralelisht me përpjekjen e ethshme për të nënshkruar me Philippe Coutinho, i cili, pavarësisht se nuk është në gjendje të luajë në Champions, mbetet ende prioritet për të mënjanuar “famullinë”, përtej rikuperimit të shpejtë të Dembélé. Liverpool e di se nuk do të jetë në gjendje ta mbajë brazilianin për shumë kohë. Më shumë se 120 milionë euro do t’u nevojiten katalanasve për ta përmbyllur këtë nënshkrim. Presidenti Bartomeu, gjithashtu, do të ketë punë për të rinovuar me Sergi Roberto dhe Pique, si dhe për të mbrojtur Umtiti, klauzola e të cilit është nën performancën e tij./telesport/