Deklarata e Nicës pas barazimit 1-1 ndaj Skënderbeut:

“Ndeshja nisi mirë, po shkonte në mënyrën e duhur, deri në pjesën e manovrës sulmuese. Lojtarët duhet të japin pasimin e thjeshtë, ka shumë probleme në organizimin taktik.

I thashë futbollistëve se Skënderbeu është më i organizuar taktikisht, pasi ka lojtarë që duan të promovohen dhe komandohen më lehtë nga trajneri.

Ndërkohë te Laçi është më e vështirë që të komandohen futbollistët, nuk duan, duhet të kuptojnë këtu se vendos trajneri.

Pa shpirt gare nuk ke se ku shkon. Nëse presidenti do të vendos që të drejtoj unë, atëherë dua që të vazhdoj por që të vendos unë dhe të ndihet dora ime”.