sh-sulmuesi me origjinë nga Kosova, Shefki Kuqi, por që kishte zgjedhur të përfaqësonte Finlandën në nivel kombëtaresh, rikthehet të flasë në lidhje me këtë vendim që u shty të merrte vite më parë.

Në një intervistë për “Sportin në KTV”, ai tregon se dëshironte të luante për kombëtaren e Shqipërinë, por i kishin kërkuar para.

SHQIPËRIA – Që në fillim unë kam pasur dëshirë dhe kam tentuar të luaj për Shqipërinë. Por ata kërkonin para dhe gjëra të tjera. Ashtu ishte atëherë si për pasaportën, si për të luajtur në kombëtare. Nuk më interesonin këtë gjëra dhe mu dha shansi për Finlandën, ku pata një karrierë të bukur e të gjatë.

ZGJEDHJA E LOJTARËVE – Tani ka ndryshuar mentaliteti. Një fëmijë që është rritur në një shtet tjetër, nuk e di se sa e ka lidhjen me Kosovën. Këtu tifozët e duan futbollin me zemër. Tani çdo përfaqësuese ka lojtarë të shteteve të tjera.