Egnatia ka pasur rezerva për ndeshjen e fundit kundër Erzenit, luajtur në “Arenën e Demave”, duke deklaruar se kanë qenë nën trysni. Por sot ka reaguar klubi shijakas, duke u vënë fajin rrogozhinasve.

“K.F Erzeni, bazuar në shumë komunikime mediatike dhe deklarata të K.F Egnatia lidhur me sjedhje jo të hijshme të administratës dhe tifozerisë të KF Erzeni, përgënjeshtron totalisht çdo deklaratë të klubit K.F Egnatia për arsyen e thjeshtë se ishin pikërisht lojtarët e ekipit mik ata të cilët kanë kryer xheste jo të hijshme kundrejt tifozerisë dhe stafit të K.F Erzeni” – shkruhet në reagimin e klubit të Erzenit.

Shijakasit kane fituar 1-0 te henen ndaj Egnatias fale golit te shenuar ne minutat e fundit te ndeshjes nga futbollisti Zeka dhe pas perfundimit te saj, nga kampi rrogozhinas nuk kane munguar akuzat per presion dhe perleshje fizike.

Tetova: Presion dhe përleshje fizike, jam i frikësuar se nuk na mbron askush këtu