Tre basketbolliste te Vllaznise prej disa ditesh kane braktisur stervitjen e ekipit dhe po ashtu edhe ndeshjen e se shtunes ndaj Flamurtarit. Behet fjale per Anisa Bokrine, Anisa Musaja dhe Sara Murçaj. Gazeta “Shkodra Sport” e ka pasqyruar kete gje dhe po ashtu edhe arsyen paraprake qe eshte bere e ditur si shkak i ketij veprimi te ndermarre prej tyre.

Gjithçka duket se ka te beje me anen financiare. Por per te kuptuar diçka me shume se çfare po ndodh, gazeta i eshte drejtuar ketyre basketbollisteve per te marre prej tyre nje reagim. Dhe ato, kane bere edhe nje deklarate per mediat ne te cilen sqarojne kete problem duke shkruar:

Deklaratë për Media

Ne, si tre nga lojtarët e ekipit të basketbollit të Vllaznisë, ndjejmë nevojën të shprehim shqetësimin tonë lidhur me situatën financiare që po përjetojmë. Pavarësisht përkushtimit tonë maksimal për të përfaqësuar me dinjitet qytetin e Shkodrës dhe klubin me emër të madh si Vllaznia, dietat tona nuk janë shpërblyer në mënyrën e duhur dhe në kohën e duhur.

Kjo situatë po ndikon jo vetëm në mirëqenien tonë personale, por edhe në motivimin dhe performancën tonë brenda fushës së lojës. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa respekt për punën dhe përpjekjet që bëjmë çdo ditë për këtë klub.

Ne shpresojmë që drejtuesit e klubit me president Sokol Dibra të marrin masat e duhura për të zgjidhur këtë situatë dhe për të siguruar një trajtim të drejtë dhe dinjitoz për ne. Kjo është jetike jo vetëm për të ardhmen tonë si lojtarë, por edhe për suksesin dhe imazhin e klubit në tërësi.

Me respekt,
Anisa Bokrina
Anisa Musaja
Sara Murcaj
Lojtare të ekipit të basketbollit Vllaznia