Greqia u trondit të mërkurën mbrëma, teksa u gjet u vdekur në pishinë lojtari i Kombëtares së këtij vendi, George Baldock.
Pas kryerjes së autopsisë, u mësua se Baldock kishte ndërruar jetë nga “mbytja në ujë”. Në trupin e lojtarit nuk u gjetën shenja, çka do të thotë se nuk kishim të bënim me një vrasje.
Në orët e para të mëngjesit ishte e vështirë të zbulohej e vërteta, e cila u zbardh vetëm paraditen e sotme.
Sa i takon karrierës futbollistike, Baldock ishte larguar së fundmi nga Sheffield United gjatë merkatos së verës, për të nënshkruar një kontratë trevjeçare me Panathinaikos. Me Greqinë, ai ka luajtur 12 ndeshje.