Ish-trajneri i Përfaqësueses Spanjolle, Vinsente Del Boske është treguar mjaft kritik me yllin brazilian Nejmar, për faktin se ky i fundit shtiret shumë në fushën e lojës dhe është hileqar, sipas teknikut spanjoll.

Pavarësisht se e quan një talent të madh dhe si një nga 5 më të mirët në botë, Del Boske nuk e kursen as kritikën ndaj 28 vjeçarit, të cilin nuk e konsideron shembull të mirë për gjeneratat e ardhshme.

“Është një djalë i vështirë. Për mua, kjo gjë nuk është një shembull i mirë. Është një lojtar i shkëlqyer. Nëse me pyesni për 5 më të mirët në botë, patjetër që bën pjesë në këtë listë.

Mirëpo, ai shtiret dhe është shumë hileqar në fushë. Kjo ishte dhe mënyra sesi u largua nga Barcelona,” tha Del Boske për “Mundo Deportivo”.