Baldo Raineri ish trainer i Vllaznisë edhe pse prej kohësh i larguar nga pankina kuqeblu ai vazhdon ta ndjekë skuadërn të cilën sic shprehet ai e ka në zemër. Në një intervistë për Star Plus i pyetur nëse e ndiqte Vllazninë ai shprehet. Sigurisht që e kam ndjekur Vllazninë edhe pse në përgjithsi une ndjek të tërë futbollistin shqiptarë aq më tepër kur një person jetën për futbollin dhe punon në këtë profesion atëherë nuk ndjek vetëm kampionatet e bukura dhe të rendësishme. Për mua kampionati në shqiptarë të cilin edhe e kam përjetuar ka një rëndësi të madhe dhe të veçantë.

Kështu që Vllazninë e ndjek siç ndjek të gjitha skuadrat e tjera por ama Vllanzinë veçanërisht më shumë. Raineri shprehet se edhe pse skuadra nuk është në pozitat e saj më të mirë por mendon se Vllaznia ka mundësi të rritet e të shkojë shumë më lart pasi ai i njeh mirë lojtarët përbërës të skuadrës dhe ka besim tëk ata. Vllaznian gjendte në një pikë pozicionimi jo shumë të këndshme klasifikimi por tashmë duhet kërkuar që për në ndeshjet në vazhdim skaudra duhet të kërkojë të ndryshojë ecurin e tyre.Duke marrë parasysh që ekipi përbëhet thuajse i gjithi nga shkodranët ata e ndjejnë më shumë presionin por u duhet të punojnë fort për të arritur ku duhet dhe kam besim se Vllaznia do ja arrij kësaj pasi i njoh ato lojtarë dhe e di që ata do të arrijnë ku duhet Për Baldo Raineri Shqipëria e aq më tepër Shkodra janë si një vendlindje e dytë për të dhe Vllaznia është ekipi që çdo herë e në çdo moment do të rikthehej pa pyetur për anën financiare. Unë tek Vllaznia do të vija gjithmonë, në çdo moment dhe pa pyetur fare për anën financiare sepse mund të stërvis ekipe të rëndësishme në botë e me pozita të favorshme por fakti që nuk mu dha mundësia të përfundoja projektin e nisur në Shkodër kjo është edhe pëngu im më i madh pasi i dua dhe e njoh mjaft mirë Vllazninë e cila gjithmonë do mbetët ekipi im i zemrës.

Baldo Raineri erdhi në verën e 2014 në krye të pankinës kuqeblu i emëruar nga kompania zviceriane “Gea Sport”, që në atë kohë kishte marrë nën administrim klubin shkodran. Ai u shkarkua nga detyra e tij në mars të vitit pasardhës ku në vend të tij u emërua Luan Zmijani.