Alessandro Del Piero nderoi mbajtësin aktual të fanellës së tij të famshme me nr.10, Kenan Yildiz, i cili u bë golashënuesi më i ri i Juventusit në Ligën e Kampionëve pas golit hapës kundër PSV Eindhoven të martën mbrëma.

Yildiz theu rekordin e madh, të mbajtur më parë nga Del Piero, i cili kishte qëndruar për pothuajse apo saktësisht 19 vjet.Del Piero tha se ishte “vërtet i lumtur” për adoleshentin në një bisedë pas ndeshjes drejtpërdrejt në mediumin Sky Sport Italia.

Legjenda e Juves ishte duke punuar si ekspert në transmetimin e drejtpërdrejtë të rrjetit italian të ndeshjes Juventus-PSV mbrëmjen e së martës. Ai ishte në gjendje të zhvillonte një bisedë të shpejtë me Yildizin pas përfundimit të takimit.

“Një djalë i ri sapo theu rekordin tim. Jam shumë i lumtur për të”, ka thënë fillimisht legjenda e Juventusit dhe Italisë.

“Dhe unë jam i lumtur sepse ai pati një lojë të mirë, sepse ai e filloi sezonin shumë mirë dhe bëri shkëlqyeshëm edhe vitin e kaluar, dhe gjithashtu sepse mori përgjegjësinë mbi supet e tij. Jam shumë i lumtur për ty Kenan”, përfundoi Del Piero. /Telegrafi/