Ku është Del Piero, ka… Juventus. Kapiteni dhe simboli, i shumëpritur dhe dëshiruar. Disa herë i afrohet, ose jepet i tillë, kthimit në klub, por gjithsesi me këmbëngulje ose me forcë (në varësi të mendimit të dikujt) mbetet një njeri i lirë.
Nga Madridi, ku u shpërngul me familjen, Alex flet për skuadrën e tij të zemrës. Këtë e bëri me rastin e “Laureus World Sports Awards”. Ndonëse e cilëson veten si “të jashtëm”, fjalët e tij kanë peshë: “Shoh dhe lexoj se flitet shumë për Allegrin, Juventusin. Për mua gjërat janë mjaft të qarta, pastaj varet se si dëshironi ta shihni situatën: Juve bëri gjithçka që duhej të bënte, mund të ishte bërë më shumë, ose një përzierje e të dyjave”.
Një sezon tjetër i kritikueshëm, me Kupën e Italisë ende si objektiv i realizueshëm, e cila mund t’i japë kuptim rrugëtimit të një viti kalendarik. Pjesa tjetër do të vijë më vonë, me përcaktimin e një strukture teknike, e cila deri më sot mbetet ende për t’u finalizuar:
“Le të themi se është një moment i veçantë, ka disa vite që ka ndodhur. Bardhezinjve iu është dashur të përballen me sfida të ndryshme, edhe jashtë fushës. Tani duhet të jenë në gjendje t’i rregullojnë gjërat një nga një, të ftillojnë një rrugëtim disi të gjatë, sepse Juventusi nuk ka kurrë kohë, sytë e botës janë mbi të.
Duhet të durohet, të menaxhohet dhe të transformohet në një botë ideale. Juve ia doli me energji pozitive për disa muaj, së fundmi jo. Disa pengesa të këqija kanë ndodhur në Serie A. Vlerësimet më të thella dhe zgjidhjet e mundshme ua lë atyre në që drejtojnë, atyre që munden dhe duhet të vendosin”.
Një vlerësim edhe për “armikun” e madh historik të bardhezinjve: “Interi e meritoi plotësisht titullin, sepse gjatë gjithë sezonit dëshmoi se ishte skuadra më e fortë nga të gjitha”.