Ish- sulmuesi i Juventusit dhe i kombëtares italiane Alessandro Del Piero është gati për t’u rikthyer plotësisht në botën e futbollit.

Sipas raportimeve nga Arabia Saudite ishi i Juventusit është gati që të marrë rolin e drejtorit sportiv të skuadrës ku luan Cristiano Ronaldo.

Del Piero theksohet se ka marrë një ofertë tunduese nga Al Nassr, me klubin saudit i cili kohët e fundit punësoi ish-lojtarin e Romës, Guido Fienga, si CEO.