Roma mund ta kishte marrë më lirë dhe më herët Marash Kumbullën. Së fundmi janë publikuar disa dokumente nga gazetari Di Marzo që vërtetojnë se Roma e ka vëzhguar mbrojtësin shqiptar para 4 viteve.

Xhiorxho Boskolo vëzhgues talentesh i Romës atëherë e kishte pikasur Kumbullën në një ndeshje dhe kishte përgatitur një raport për të.

“Tregon personalitet, qetësi në menaxhimin dhe shpërndarjen e topit, strukturë optimale fizike, në raport me moshën dhe mundësi të larta përmirësimi.

I kujdesshëm dhe i vendosur në markim, sulmon shumë mirë topin dhe kundërshtarin dhe është shumë i fortë në luftën në ajër. Futbollist shumë interesant”, shkuhet në raportin e Boskolës para 4 viteve.