Nga Maringlen ZHIVANI
Thomas Brdariç e ka ndjekur ndeshjen ndaj Laçit nga tribuna e stadiumit “Loro Boriçi”, duke qenë se ishte i pezulluar për arsye kartonësh. Megjithatë, në fund ai u pa i gëzuar, duke qenë se skuadra e tij e arriti objektivin për të qenë në dy vendet e para të renditjes.
Pas ndeshjes, ai dha një prononcim për mediat, ku foli në lidhje edhe me mungesën e mesfushorit shkodran Antonio Delaj, i cili ka tre javë që nuk grumbullohet nga tekniku gjermano-kroat.
“Mua më vjen keq për të. Është një djalë i ri. Ai e meriton që të jetë në skuadër, por në këto momente, disa futbollistë të tjerë kanë më tepër avantazhe.
Megjithatë, për sfidën e rradhës do të shohim mundësinë ta grumbullojmë”,-u shpreh trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç.