Stadiumi i skuadrës së Besës është katandisur në gjendje mjeruese. Pamjet e fundit tregojnë se në fushën e klubit kavajas kanë hyrë delet, ndërsa nuk është ndërhyrë aspak për rehabilitim të pjesshëm të stadiumit.

Skuadra verdhezi, e cila garon në Kategorinë e Parë, është detyruar që t’i zhvillojë ndeshjet e “shtëpisë” në fushën e Luzit të Vogël.

Pamja është vërtet trishtuese kur bëhet fjalë për një qytet që e dashuron prej dekadash futbollin.

Një rast i ngjashëm është dhe ai i fushës së stadiumit të Kastriotit në Krujë, ku mungesa e investimeve dhe kriza e koronavirusit ka bërë që fusha të kthehet në kullotë për kuajt.