Specialisti i futbollit, Bashkim Delia i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se ndaj Anglisë, Kombëtarja shqiptare nuk mund të luante me një super ofensivë.

Delia: Trajneri para se të fillojë ndeshja sidomos me ekipe si Anglia e Gjermania që janë stadi më i lartë i futbollit europian e botëror ai bën një strategji.

Ka strategji kur ti luan me ekipe të nivelit të lartë, ka strategji kur luan me ekipe të nivelit mesatar dhe strategjia kur luan me ekipe të nivelit nën mesatar.

Trajneri përgati një strategji të cilën mendoj që do ia arrinte qëllimin. Deri në ato moment 25-28 minuta ato kanë bërë presion në gjysëmfushën tonë.

Problemi është se ne nuk mund ta luajmë dot kundër një ekipi kaq të madh me një super ofensivë ose të luajmë një futboll një për një. Nuk mund të përballosh Bellingham që bën 12 km brenda një ndeshjeje. Ne gjetëm atë lloj taktike që të mos pësonim dhe me kundërsulm të provonim.