Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, foli për MCN TV, pas fitores që skuadra e tij regjistroi ndaj Tiranës.

Deliallisi deklaroi se lojtarët dhanë gjithçka nga vetja dhe i falënderoi për këtë.

Lojtarët ishin perfektë në atë që unë kërkoja. Tirana të motivon vetë. I falënderoj lojtarët për sakrificën. Dhanë gjithçka nga vetja dhe ia dolëm.

Lojtarët e mbrojtjes janë të përafërt nga ana e kualiteteve. Për ne janë shumë të rëndësishëm të katërt.

Formacionin fitues nuk mund ta ndryshoj. Konkurrenca është e fortë dhe kjo i bën më mirë. Lojtarët që janë më në formë, do luajnë. Konkurrenca i përmirëson të katër lojtarët e mbrojtjes.

Gjatë këtyre ditëve, kemi punuar sa më shumë, nga ana taktike. U munduam të ruajmë gjerësinë dhe të mos dilnin mbrojtësit kundërshtarë.