Shorti i djeshem i turit çerekfinal te Kupes se Shqiperise e ka vene Vllaznine perballe ekipit te Erzenit, me ndeshjen e pare qe do te luhet ne Rrogozhine me 20/21 shkurt dhe e kthimit ne Shkoder m 5/6 mars.
Nga kampi shkodran ne lidhje me shortin dje eshte prononcuar drejtori sportiv Tefik Osmani, ndersa nga kampi kundershtar ka folur ne lidhje me keto perballje edhe trajneri i skuadres shijakase Alfred Deliallisi.
“Shorteun e ndoqa. Për mua çdo skuadër që do ishte kundër, në çerekfinale, nuk do ndryshonte asgjë, pasi synimi e objektivat tona lidhen me kalimin e turit në raundin gjysmëfinal. Shanset janë, mundësitë i kemi, kualitetet i kemi, grupin e kemi të plotë gjithashtu”- eshte shprehur ai.
Megjithate per skuadren e Erzenit duket se fokusi me i madh do te perqendrohet tek kampionati ku ende jane prane zones se ftohte, por gjithsesi kjo nuk do te thote se ne Kupe do te jete “sa per te kaluar rradhen”./SHKODRA-SPORT.COM/