Boksierët e Vllaznisë kanë nisur pasditen e djeshme rrugëtimin e tyre drejt titullit të 22-të kampion të Shqipërisë.
E veçanta e sivjetme është përbërja me boksierë të rinj e ekipit shkodran. Largimi i disa prej emrave të njohur të boksit shkodran dhe atij shqiptar, është kompesuar nga ardhja në ekip e disa djemve të rinj shumë të talentuar.
Duke folur në lidhje me këtë temë, Mjeshtri i Merituar i Sportit dhe ish- trajneri i njohur i boksit Tonin Dema do të shprehej:
“Vllaznia e sivjetme ka në përbërje shumë djem të rinj dhe të talentuar. Nëse e njeh e gjithë bota Brazilin si vendi që nxjerr talente pafund në futboll, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Vllazninë në boks.
Një meritë e jashtëzakonshme e kryetrajnerit Zef Gjoni dhe e stafit të tij që punojnë papushim për të nxjerrë sportistë cilësorë duke zëvendësuar edhe boksierët që largohen çdo vit. Ky qytet, ky ekip ka nxjerrë dhe do të nxjerrë gjithmonë talente”.
© shkodrasport.com