Boksieri i talentuar shkodran Kristian Demaj është dëmtuar ditët e fundit në stërvitje dhe për këtë arsye nuk do mundet të marrë dot pjesë në Memorialin Ndërkombëtar të boksit që nis javën e ardhshme në Shkodër. Vetë boksieri ka shprehur keqardhjen e tij për këtë dëmtim dhe për gazetën shkodrasport.com është shprehur: “Pas një dëmtimi serioz në dorën e majtë gjatë seancave stërvitore, nuk do të jem i gatshëm për të marrë pjesë në Memorialin “Vllaznia 2015″ që do të zhvillohet në qytetin tonë. E them këtë me keqardhje por siguroj të gjithë simpatizantët e mi se do të jem në shkallët e pallatit të sportit në rolin e spektatorit për të ndjekë këtë turne por edhe për të mbështetur shokët e ekipit kombëtar të cilëve u uroj suksese në këtë aktivitet madhor”. Mungesa e Demës natyrisht që është një minus i madh për kombëtaren tonë sepse me formën që ai po kalonte, kuptohet që do ishte një nga pretendentët kryesorë për të marrë medalje në Memorialin që do të nisë të enjten e ardhshme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe ku do të marrin pjesë boksierë nga mbi 10 shtete të Europës.
© shkodrasport.com