
“Gëzoj një formë shumë të mirë sportive. Jam përballur si i barabartë edhe në kampionatin botëror, kam qenë i suksesshëm në turneun shumë të rëndësishëm që u zhvillua në Maqedoni dhe nuk ka pse të mos synoj vendin e parë edhe në turneun e Kosovës. Kam bërë një stërvitje të rregullt me profesor Zef Gjonin dhe kam shumë besim se do dal fitues edhe këtë herë”-ka thënë Kristian Demaj për www.shkodrasport.com. Ai do konkurrojë në peshën e tij të zakonshme, atë 91 kg dhe përveç tij drejt Kosovës do udhëtojnë edhe dy shkodranët e tjerë, Asmer Bilali dhe Nelson Hysa si dhe dy tiranasit, Serxhio Sina dhe Alban Barmeta.