Kristi Kullaj vjet erdhi te Partizani për të luajtur me ekipin e parë, por vonesa e firmës nga ana e klubit dhe më pas largimi i Dajës dhe ardhja e Mehmetit e detyruan të spostohet në ekipin e dytë e më pas të largohet në nisje të kësaj vere.
Nëse talentin e 23-vjeçarit te Partizani nuk e vlerësuan, duket se këtë po e bëjnë në Belgjikë.
“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se Kullaj është në bisedime të avancuara për të firmosur më skuadrën e Zulte Uaregen. Mesfushori me tipare sulmuese ka bërë një javë provë në ekipin e elitës së futbollit belg dhe ka fituar besimin e drejtuesve për t’i ofruar një kontratë.
Para dy ditësh në një nga miqësoret testuese, Kullaj ishte protagonist me fitimin e një penalltie, të cilën e shndërroi po ai në gol. Megjithëse janë në bisedime, shanset më të mëdha janë që Kullaj të firmosë me Zulte./PANORAMA-SPORT/