Disa tifozë francezë të PSG-së kanë rënë dakord që të vërshëllejnë Lionel Mesin për eliminimin e tij të hershëm nga Champions-i, por edhe për një tjetër arsye.

“Do ta vërshëllejmë, sepse kalon shumë kohë pa punuar në fushë.

Nuk duam që kjo të vazhdojë”, është mesazhi i disa prej ultrasve të PSG-së. Tifogrupi më i ndezur kundër argjentinasit është “Collectif Ultras Paris”, që ka zbuluar se çfarë ka dakordësuar të bëjë në ndeshjen në shtëpi në 19 mars.

PSG-ja do të presë Ren në javën e 28-të të kampionatit. Ata do ta vërshëllejnë argjentinasin, i cili në dy sezonet në Paris nuk ka shkuar kurrë përtej fazës çerekfinale të Ligës së Kampioneve. 35-vjeçcari nuk shënon prej 180 minutash.