Klauzola prej 50 milionë eurosh në kontratën e Ousmane Dembele, duket se është një “shqetësim”, që po lë “pa gjumë” stafin e Barcelonës.
Në fakt, klubi “blaugarana” beson se 50 milionë është një shifër e përballueshme për klube si PSG apo gjigandët e Premier League dhe për këtë aryse Barça do t’i japë francezit një kontratë të re.
Sipas mediave spanjolle, nga kampi “katalanas” bëhet me dije se kontrata e re e ish-lojtarit të Borussia Dortmund do të sjellë rregullimin e pagës se 25-vjeçarit.