Demir Imeri rezultoi vendimtar me golin e tij në ndeshjen me Skënderbeun, duke i dhuruar një fitore me shumë vlerë Egnatias, që thuajse ka shmangur rënien e drejtpërdrejtë nga Superiorja. Në përfundim të sfidës së Korçës, për gazetarin Anarildo Alia, u shpreh:

“Një fitore shumë e rëndësishme për ne. E dinim që ishte shumë e vështirë, jam i lumtur për golin, që ishte i dyti radhazi në tri ndeshjet e fundit. Shpresoj që të vazhdojmë kështu”.

Goditjet standarde. “E kam armën time më të fortë, e tentoj shumë në stërvitje dhe e dëshmova edhe bë fushë.”

Sfida me Kastriotin: “Garë e ngjeshur dhe shumë e vështirë, kemi edhe gjashtë finale, e para me Kastriotin. Me shumë sakrificë dhe luftë, besoj se do t’i largohemi edhe “play out”-it.”