Me Teutën bëri të njëjtën gjë. Dha pasin e fundit, atë për Ardit Hoxhajn dhe si rrjedhojë erdhi edhe goli me shumë vlerë, ai që i dha fitoren e rradhës Vllaznisë.
Demir Imeri po shndërrohet në çdo takim gjithnjë e më shumë në një lojtar të rëndësishëm për skuadrën shkodrane me lojën, golat dhe asistet e tij.
Kemi të bëjmë me një futbollist që krijon shumë volum loje, godet disa herë brenda ndeshjes portën kundërshtare, por njëkohësisht di edhe të japë pasimet e duhura për golashënuesit.
Deri më tani ka shënuar tre gola, por me numrin 5 të asisteve ai me këtë statistikë të fundit është më i miri jo vetëm tek Vllaznia por edhe për Kategorinë Superiore.
Duket se kemi të bëjmë me sezonin më të mirë në karrierën e tij dhe padyshim që ai vlerësohet maksimalisht nga stafi teknik i Vllaznisë./SHKODRA-SPORT.COM/