Një transferim i bujshëm është bërë shkak për të ngritur çështje gjyqësore. Momenti kur Elis Bakaj la Shqiëprinë për të firmosur kontratë pesë vjeçare me klubin legjendar të Dinamos së Bukureshtit ishte lavdi dhe arritje për futbollistin shqiptar, i cili me ndërmjetësimin e Sulejman Demollarit, u arrit akordi për ta pasuar këtë të fundit pikërisht të skuadra rumune.
Mirëpo, ajo marrëveshje e vitit 2011 nuk është likuiduar financiarisht nga vetë futbollisti dhe për këtë, “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se Demollari ka ngritur një padi civile.
Ish-legjenda e Kombëtares që ka bërë histori edhe jashtë vendit, i është drejtuar dyerve të gjykatës për të kërkuar një pagesë e cila sipas pretendimit, nuk i është paguar që prej vitit 2011.
Demollari ka bërë ndërmjetësin mes Elis Bakajt dhe klubit të Dinamos së Bukrueshtit, për të cilën me anë të një kontrate kërkon ende pagesën financiare për komisionet. Kjo, në padi shtuar edhe me kamatëvonesat e secilës pagesë.