Egnatia kryesuese, u vendos përballë Vllaznisë, nga shorti i “Final Four”, për gjysmëfinale.

Pas kësaj, për mediat, foli edhe presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, i cili deklaroi se ekipi është ndërtuar për të fituar titullin kampion.

“E prisnim edhe Vllazninë. Nuk ka rëndësi. Me Vllazninë jemi përballur me shumë se me ekipet e tjera këtë vit. T’ia lëmë fushës. Ekipin e kemi bërë për kampion. Formulën e dinim që në fillim të kampionatit, pavarësisht keqardhjes. Do luajmë shanset deri në fund.

Ekipi është krijuar edhe për Kupën dhe për kampion. Kukësi është skuadër shumë e mirë, nuk kanë çfarë të humbasin. Tifozët nuk na kanë paragjykuar, na kanë mbështetur, Tifozët e tjera na shikojnë si qytet i vogël, por nuk jemi ashtu. Jemi mesi i Shqipërisë. Kemi shumë tifozët. Nëse fitojnë, do ketë shpërblime për lojtarët”- eshte shprehur Demrozi.